BDI mban kongresin e 4 të partisë, Ahmeti kandidat i vetëm për kryetar

BDI mban kongresin e 4 të partisë, Ahmeti kandidat i vetëm për kryetar

16:14, 21/12/2019
A+ Aa A-

Bashkimi Demokratik për Integrim, sot e mban Kongresin e tij të katërt, në të cilin pritet të rizgjidhet kryetari i partisë, Ali Ahmeti, me që nuk ka asnjë kandidat tjetër për postin drejtues të partisë shqiptare, në pushtetin e Maqedonisë së Veriut.

Në Kongres pritet të miratohen edhe ndryshime statusore dhe të konfirmohen përparësitë programore, duke përfshirë mes tjerash nevojën e vetingut në gjyqësor, raporton VOA.

BDI-ja në muajt e fundit ka zgjedhur organe të reja drejtuese në nivel degësh dhe të forumeve të tjera.

Zoti Ahmeti është në krye të Bashkimit Demokratik për Integrim që nga themelimi i partisë në vitin 2002, menjëherë pas konfliktit të armatosur ku ai drejtoi guerilën shqiptare, Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare. Asnjë kryetar partie në Maqedoninë e Veriut deri taNI nuk ka qëndruar aq gjatë në post sa z. Ahmeti.

Kongresi zhvillohet në një kohë të ftohjes së raporteve të BDI-së me partnerin kryesor në koalicionin qeveritar, Lidhjen Social Demokrate për shkak të Kodit Zgjedhor. Partia maqedonase synon që vendi të jetë një njësi e vetme zgjedhore, nga gjashtë sa janë aktualisht, por ligjvënësit e BDI-së kanë paraqitur mijëra propozim-amendamente sa për ta bllokuar procesin parlamentar lidhur me çështjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco