Rrugë kalimi drejt evropës/ Malazezët vendosin ushtrinë në kufi, për të kontrolluar migrantët

Rrugë kalimi drejt evropës/ Malazezët vendosin ushtrinë në kufi, për të kontrolluar migrantët

18:19, 20/12/2019
A+ Aa A-

Mali i Zi do të vendosë trupa ushtarake në kufijtë e tij, në përgjigje të migrantëve që kalojnë përmes këtij vendi, për të arritur në Bashkimin Evropian.

Afro 8,000 migrantë nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut kanë kaluar tranzit Malin e Zi në vitin 2019 - gati dyfish më shumë se vitin paraprak, ka njoftuar më herët Organizata Ndërkombëtare për Migrim, raporton Rek.

"Ushtria do të angazhohet në mbrojtjen e kufijve të shtetit dhe do t'i ndihmojë agjencitë e sundimit të ligjit", tha të premten Këshilli për Mbrojtje dhe Siguri i Malit të Zi.

Vendosja e ushtrisë në kufij pritet të nisë në fund të vitit.

Që nga fillimi i këtij viti, policia malazeze ka arrestuar 51 kontrabandues të dyshuar të migrantëve.

Ata zakonisht marrin mijëra euro nga migrantët për t'i çuar në BE.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco