Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Investigimi i 'RAI 3', pse është friksuar Edi Rama?

Gjeneralët kroatë revoltohen nga koncerti i 'Lepa Brena': Flamujt kriminalë në mes të Zagrebit!

Gjeneralët kroatë revoltohen nga koncerti i 'Lepa Brena': Flamujt kriminalë në mes të Zagrebit!

11:54, 17/12/2019
A+ Aa A-

Me rastin e koncertit të Lepa Brenës në Zagreb, katër ish-gjeneralë ushtarakë kroatë u kërkuan autoriteteve shtetërore të merrnin masa për të përcaktuar që për secilën figurë publike, qoftë këngëtar apo zyrtar të lartë serb, nëse  do të merrnin pjesë në çfarëdo forme, të konsiderohej  si "agresion kundër Kroacisë”.

Nën titullin ‘’Turpi kombëtar në kryeqytetin e Kroacisë’’ Ivan Tol, Ivan Kapular, Marinko Kresiç dhe Mile Quk thanë në një deklaratë për shtyp se flamujt jugosllavë me një yll me pesë cepa valëviteshin në koncert, flamur nën të cilin siç pretenduan, janë kryer krime të panumërta kundër popullit kroat, raporton RTS.

Ata ngitën pyetjen se “a ishte e mundur të pranohej kaq hapur në shoqëri dhe të mos ndëshkohej tundja e flamujve kriminalë në mes të kryeqytetit të një shteti sovran dhe të njohur ndërkombëtarisht?!”

“Turpërimi publik i popullit kroat dhe i Republikës së Kroacisë u bë në Zagreb në 14 dhe 15 dhjetor 2019. Fahreta Jahiç Zhivojinoviç, e njohur si Lepa Brena dha një koncert në "Zagreb Arena" në të cilin theksoi adhurimin e trupit dhe figurës së saj”, thuhej në deklaratën e gjeneralëve kroatë.

Ata gjithashtu ngritën pyetën nëse ishte “rastësi që kjo fyerje dhe turpërim u bë në Advent, Zagreb,  një javë para zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Kroacisë: “Kush është përgjegjës për këtë sulm në mes të kryeqytetit kroat? Kush po luan me dinjitetin tonë kombëtar? Kush e ekspozon me tallje shtetin tonë të fituar me vështirësi?” theksuan ata me indinjatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco