Shteti fqinj i josh me paga 3 mijë euro dhe poste, intelektualët që emigruan

Shteti fqinj i josh me paga 3 mijë euro dhe poste, intelektualët që emigruan

10:21, 14/12/2019
A+ Aa A-

Ikja masive e të rinjve është një problem për shumë vendet e Evropës Juglindore. Me këtë po ballafaqohet edhe Greqia, pasi ka mbi 420 mijë kuadro të larta të profilizuar që kanë ikur jashtë vendit.

Për t'i kthyer ata në vendlindje, së fundi Qeveria greke ka projektuar një masë të re, njofton INA. Greqia do të ofrojë rrogë prej 3 mijë eurosh për ta, nëse pranojnë të kthehen.

Fillimisht do të nisin ofertat për 500 kuadro të kualifikuara të moshave 28 deri 40 vjeç. Atyre do t'u ofrohen pozita të mira, si në kompani vendore të fuqishme por edhe në institucione. Kjo masë po vjen pasi që në Greqi ka deficit të kuadrove të profilizuara në sektorin IT dhe sfera tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco