Fshihet ngjarja/ Tentohet të rrëmbehet vajza e deputetit, por ...

Fshihet ngjarja/ Tentohet të rrëmbehet vajza e deputetit, por ...

11:33, 13/12/2019

Një dramë e vërtetë ka ndodhur dje në Koçan kur persona të panjohur kanë tentuar të rrëmbejnë vajzën e deputetit nga radhët e LSDM-së Sashko Kostov, kur ajo kthehej nga shkolla, shkruan Zhurnal.

Për fat, babai i deputetit në atë moment ka qenë afër dhe i ka penguar grabitësit për te realizuar qëllimin e tyre.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:45 kohe kur vajza e tij e mitur është kthyer nga shkolla, në afërsi të shtëpisë së deputetit, ku persona të panjohur me makinë me targa të huaja i kanë prerë rrugën vajzës, kanë hapur dritaren dhe i kanë kërkuar të futet brenda.

Në atë moment personat janë parë nga babai i deputetit dhe sipas dëshmisë qe ky i fundit ka dhënë, personat janë larguar me shpejtësi.

Ngjarja nuk është bërë publike nga policia në raportet e saj ditore. /Zhurnal.mk

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco