Rrjet ndërkombëtar droge/ Sekuestrohen 22 kg kokainë në Greqi, vinte me kamion nga Italia

Rrjet ndërkombëtar droge/ Sekuestrohen 22 kg kokainë në Greqi, vinte me kamion nga Italia

17:51, 12/12/2019

Policia greke ka sekuestruar 22 kg kokainë brenda një kamioni në Mandra.

E fshehur brenda kamionit, lënda narkotike vinte nga Italia.

Policia ka arrestuar drejtuesin e kamionit, një 37 vjeçar, por sipas saj, dyshohet se lënda narkotike i përket një kartele droge me shtrirje në të gjithë europën dhe në Amerikën latine.

Gjithashtu brenda kamionit u gjetën një pistoletë dhe materiale për përgatitjen e kokainës.

Sipas gjeneralit Petros Jefferson, kokaina e gjetur bashkë me materialet e tjera, i përkasin një rrjeti ndërkombëtar droge, të cilën autoritetet greke po e mbajnë nën vëzhgim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco