Tre kandidatët për Presidentë të Kroacisë i turren mantelit të Tuxhmanit

Tre kandidatët për Presidentë të Kroacisë i turren mantelit të Tuxhmanit

14:28, 12/12/2019 Nga Anja Vladisavljevic, BIRN Zagreb

Ndërsa gara për president po nxehet në Kroaci, të gjithë kandidatët janë duke luftuar në pretendimin se vetëm ata janë trashëgimtari i vërtetë i themeluesit të shtetit, Franjo Tuxhman, i cili vdiq 20 vjet më parë.

Të tre kandidatët potencialë në garën për zgjedhjet presidenciale në dhjetor, nuk janë përballur ende me njëri-tjetrin, për shembull në debate televizive-por janë duke bërë betejë përmes rrjeteve sociale se cili është i duhuri për trashëgiminë e ish- Presidentit Tuxhman.

Presidentja në detyrë, Kolinda Grabar-Kitaroviç, që përkrahet nga partia  e vjetër e qendrës së djathtë, Unioni Demokratik i Kroacisë HDZ dhe këngëtari popullor Miroslav Skoro, një kandidat i pavarur i përkrahur nga shumë parti të krahut të djathtë dhe personalitete tjera-të dy deklarojnë se ata janë pasardhësit e vërtetë të presidentit të parë të Kroacisë së pavarur. “HDZ e sotshme është në rrugën e përshkruar nga Tuxhman,” tha Grabar-Kitaroviç të martën teksa vizitoi vendlindjen e tij Veliko Trgovisce.

Edhe kandidati social demokratik, ish- kryeministri Zoran Milanoviç, ka shfaqur respekt për Tuxhmanin në fushatën e tij. "“Ai ishte i gatshëm të burgosej për Kroacinë, ai shpesh nuk ka pasur të drejtë, por në gjërat e rëndësishme për atë kohë, ai kishte të drejtë-dhe shumë qytetarë të Koracisë e vlerësojnë këtë,” Milanoviç tha për televizionin N1 të martën.

Tuxhman ishte president i Koracisë nga viti 1990 deri 1999, ai udhëhoqi vendin në pavarësi nga Jugosllavia dhe gjatë një lufte të përgjakur dhe tej zgjatur kundër Ushtrisë Jugosllave Serbe, JNA, dhe rebelëve serb të Kroacisë, nga 1991-1995.

Zgjedhjet pritet të mbahen më 22 dhjetor. Sipas një analize nga agjencia IPSOS, Grabar Kitaroviç qëndron me 27.4 % të votave; Milanoviç 24% dhe Skoro 23%, që parashikojnë se gara do të jetë e ngushtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco