Kamionistët ukrainas rrahin keq serbët në kufirin Ukrainë - Rumani

Kamionistët ukrainas rrahin keq serbët në kufirin Ukrainë - Rumani

12:21, 12/12/2019

Gjashtë shoferë serbë të kamionëve u rrahën brutalisht në vendkalimin kufitar midis Ukrainës dhe Rumanisë në vendkalimin Gjakovo-Halmeu rreth një orë pas mesnatës së kaluar.

“Ata u rrahën nga shoferë të kamionëve ukrainas dhe ndërsa i godisnin u bërtistin se ‘kjo është Ukraina’ dhe se ky ishte kufiri i tyre,” raportojnë mediat serbe. Shoferët serbë të rrahur sqaruan se kjo ndodhi në kufirin midis dy vendeve – pak para hyrjes në Rumani, gjatë kthimit të tyre për në shtëpi. 

“Ata rrahën gjashtë prej nesh, tre shumë keq,” tha njëri nga shoferët e rrahur, sipas të cilit personat e lënduar rëndë janë Radojko Kovaceviq, Milan Rujeviq dhe Dragan Jovanoviq. Shoferët e kamionëve serbë nuk deshën t'i tregojnë arsyet u rrahën nga ‘homologët’ e tyre ukrainas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco