Ndryshime në ligjin e gjuhëve, Xhaferi: Nuk miratohet pa deputetët shqiptarë

Ndryshime në ligjin e gjuhëve, Xhaferi: Nuk miratohet pa deputetët shqiptarë

19:18, 11/12/2019

Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi, ka folur mbi mundësinë procedurale për inicimin e ndryshimeve në ligjin për përdorimin e gjuhëve, i cili ekziston por ndryshimet nuk do të mund të miratoheshin pa marrëveshje paraprake me deputetët shqiptarë.

Ligji miratohet me 2/3 e votave dhe me votim të dyfishtë. Sipas tij, ai nuk beson se deputetët shqiptarë janë të gatshëm të pranojnë ndryshimin e ligjit, në kundërshtim me interesat e tyre.

“Mendoj se secili që mendon se do të hyjë me procedurë të ndryshimit të ligjit, duhet të ketë parasyshë që duhet të sigurojë votimin e dyfishtë, të ketë gjerësisht mbështetjen e deputetëve jomaqedonas, shumicës së tyre, shumicë të cilën e bëjnë deputetët shqiptarë.

Unë nuk besoj se deputetët shqiptarë, të cilitdo qofshin subjekti politik, kanë disponimin për të hyrë në një debat të tillë, të përsëritur për çështje që kanë të bëjnë me ligjin për përdorimin e gjuhëve”, deklaroi kryetar i Kuvendit maqedonas Talat Xhaferi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco