Seks ose 1 mijë euro për një notë/ Zbulohet skandali në fakultet

Seks ose 1 mijë euro për një notë/ Zbulohet skandali në fakultet

21:18, 10/12/2019
A+ Aa A-

Në Gjykatën e Shkupit është zhvilluar sot seanca gjyqësore e rastit ‘Erasmus’, ku një profesor i fakultetit Ekonomik akuzohet për kërkim të favoreve seksuale ose ryshfetit për t’i dhënë notë kalimtare një studenteje.

I akuzuar është profesori i Fakultetit Ekonomik në Shkup, Bobek Shuklev, shkruan Lajm. Dëshmitar në këtë gjyq është Dejan Trajkoviç, ish-punonjës në këtë fakultet.

Ai ka thënë se ka ndërmjetësuar në një rast kur një studente ka kërkuar notë për të kaluar lëndën.

Profesori Shuklev sipas tij, ka kërkuar favore seksuale ose 1000 euro, pasi studentja ka qenë e dobët për të kaluar vetë.

Studentja ka pranuar të paguaj, por nuk ka pranuar të bëjë dashuri me profesorin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco