‘1 nga 5 milion’/ Vazhdojnë protesta kundër Vuçiç, manifestuesit tentojnë të hyjnë në parlamentin serb

‘1 nga 5 milion’/ Vazhdojnë protesta kundër Vuçiç, manifestuesit tentojnë të hyjnë në parlamentin serb

18:05, 10/12/2019

Në ditën e 1 vjetorit të protestave “1 nga 5 milion”  kundër Aleksandër Vuçic, protestuesit janë përpjekur të futen brenda parlamentit serb.

Protestat nisën një vit më parë, pas sulmit mbi politikanin e opozitës, Borko Stefanovic, në qytetin e Krushevacit.

Pasi Vuçiç tha se nuk do pranonte kërkesat e protestuesve edhe nëse do dilnin 5 milionë njerëz nëpër rrugë, ato u përshkallëzuan nga ana e manifestuesve.

Protestuesit që u përpoqën të futen brenda parlamentit, hidhnin parulla si “Hajdutë” ndaj presidentit serb.

Organizatorët deklaruan se protesta shkoi mirë dhe politikanët e kuptuan se nuk mund të vazhdojnë më kështu.

Në muajin mars të 2020, Serbia shkon në zgjedhje të përgjithshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco