Vuçiç mohoi Masakrën e Reçakut/ Ja reagimi i fortë i Ambasadës Amerikane në Kosovë

Vuçiç mohoi Masakrën e Reçakut/ Ja reagimi i fortë i Ambasadës Amerikane në Kosovë

17:31, 07/12/2019
A+ Aa A-

Masakra e Reçakut dhe deklaratat e përfaqësuesve të politikës Kosovare, Serbe por edhe shqiptare, janë bërë temë e nxehtë e diskutimeve ditët e fundit dhe e përplasjeve të cilat kanë nxitur edhe reagimin e ambasadës së SHBAsë në Prishtinë.

Me anë të një reagimi ambasada thekson se rishikimi i historisë për ngjarjet e vitit 1999 është i papranueshëm dhe sinjal që tregon se sa i domosdoshën është rinisja e dialogut mës Serbisë dhe Kosovës.

“Retorika nxitëse dhe rishikimi i historisë të së cilës jemi dëshmitarë kohëve të fundit lidhur me ngjarjet e vitit 1999, janë të papranueshme. Gjithashtu, jeni të kujdesshëm në ndjekjen penale selektive të fjalës, duke u bazuar në orientimin politik apo komunitetit. Liria e shprehjes ka qenë prej kohësh parimi themelor i demokracisë. Ngjarjet e kësaj jave paraqesin edhe një rikujtim, se sa i rëndësishëm është kthimi i Kosovës dhe Serbisë në tryezën e bisedimeve dhe të ripërqëndrojnë energjitë e tyre drejt së ardhmes, duke normalizuar marrëdhëniet”, shprehet ambasada.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco