Maqedonia e Veriut nxori përfitime nga taksa 100%

Maqedonia e Veriut nxori përfitime nga taksa 100%

12:12, 07/12/2019
A+ Aa A-

Lompanitë nga Maqedonia e Veriut kanë arritur të përfitojnë në masë të konsiderueshme nga taksa doganore 100 për qind, që Qeveria e Kosovës vendosi për importet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina nëntorin e vitit të kaluar.

Që prej se është vendosur taksa, Maqedonia e Veriut ka rritur eksportin e produkteve për në Kosovë nga 5,8 në 6,9 për qind, thonë në Odën Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, duke shtuar se përfitimet do të ishin shumë më të mëdha, nëse nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk do të mungonte infrastruktura.

Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, Nebi Hoxha, thotë për Radion Evropa e Lirë se trendi i rritjes së eksportit që Shkupi ka shënuar kundrejt Prishtinës është i mirë, por i pamjaftueshëm, pasi sipas tij ka edhe shumë hapësirë që duhet shfrytëzuar.

“Produktet nga Maqedonia e Veriut në tregun e Kosovës qenë të përfshira me 4.2 për qind gjatë vitit 2017. Një vit më vonë, më 2018, rritet përqindja e mallrave nga Maqedonia e Veriut në Kosovë në 5. 8 për qind, kurse këtë vit duke marrë të dhënat e vetëm nëntë muajve të parë të vitit, përkatësisht deri në tetor, eksporti i produkteve maqedonase për në Kosove arrin në 6.9 për qind”, thotë Hoxha.

Në bazë të të dhënave të odave ekonomike të vendit, kompanitë maqedonase kanë eskportuar në Kosovë prodhime ushqimore, të tilla si: miell, qumësht, vaj, sheqer, ujë etj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco