Pas denoncimit nga KE, ministri për Siguri i Bosnjës: Mbyllet kampi Vuçjak, të hënën fillon pastrimi

Pas denoncimit nga KE, ministri për Siguri i Bosnjës: Mbyllet kampi Vuçjak, të hënën fillon pastrimi

17:15, 06/12/2019
A+ Aa A-

Kampi Vuçjak në Bosnje dhe Hercegovinë, i improvizuar për migrantë, do të nisë të mbyllet të hënën, tha ministri për Siguri i Bosnjës, Dragan Mektiq.

"Migrantët do t'i zhvendosim në qendra të pranimit, ndërsa hapësira e Vuçjakut do të pastrohet", tha ai, sipas Rel.

Autoritetet në Bosnje janë përballur me kritika nga grupet e të drejtave të njeriut dhe Bashkimi Evropian për kushtet e rënda, në të cilat mbahen migrantët në Vuçjak.

Ky kamp ndodhet në afërsi të një zone me mina, që kanë mbetur nga lufta e viteve 1992-95.

Atje mungon uji, energjia elektrike, tualetet dhe shtretërit.

Me afrimin e dimrit, presioni është rritur dhe përfaqësuesja e lartë për të drejta të njeriut në Këshillin e Evropës, Dunja Mijatoviq, ka paralajmëruar këtë javë se "njerëzit në Vuçjak do të fillojnë të vdesin".

Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrim, në Bosnje aktualisht ndodhen rreth 7,500 migrantë - kryesisht të ikur nga luftërat në Lindjen e Mesme.

Migrantët që synojnë të arrijnë në Evropë, shpesh hyjnë në Bosnje përpara se të kalojnë në Kroaci - vend anëtar i Bashkimit Evropian - dhe të vazhdojnë më pas tutje më në perëndim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco