Miratohet projekt-ligji për simbolet kombëtare, ja çfarë parashikohet për flamurin shqiptar në Mal të Zi

Miratohet projekt-ligji për simbolet kombëtare, ja çfarë parashikohet për flamurin shqiptar në Mal të Zi

22:59, 23/11/2019
A+ Aa A-

Është miratuar sot projekt-ligjin për ‘Simbolet Kombëtare’ nga qeveria e Malit të Zi, i hartuar nga Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, Mehmet Zenka.

Projekt-ligji do të jetë në rend të ditës për miratim në seancën e parë të Kuvendit të Malit të Zi.

Kryetari i Komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj, tha se ky projekt-ligj parasheh që flamuri shqiptar të përdoret lirshëm kudo që jetojnë shqiptarët.

Përdorimi i simboleve kombëtare garantohet edhe me ligjin aktual për simbole kombëtare dhe gjithashtu edhe me Kushtetutë, por përdorimi i flamurit shqiptar është sanksionuar përmes ‘Ligjit për Rendin dhe Qetësinë Publike’.

Por gjobitje për shkak të shfaqjes së flamurit shqiptar, ndodhi javën e kaluar në Krajë.

Përveç aprovimit të projekt-ligjit për ‘Simbolet Kombëtare’, qeveria ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme që të paraqes projekt-ligjin për ndryshim të ‘Ligjit për Rendin dhe Qetësinë Publike’, i cili ishte miratuar nga Parlamenti malazez në vitin 2011.

Deputeti Genci Nimanbegu, vitin e kaluar kishte paraqitur projekt-ligjin për ndryshimin e ‘Ligjit për Rendin dhe Qetësinë Publike’, por nuk kishte fituar shumicën e votave të koalicionit parlamentarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco