Lajmi i fundit

SPAK rrëzon Olsi Ramën, nuk pranon kallëzimin e tij ndaj Gazment Bardhit: Nuk është kryer asnjë shpifje

Si janë përgjuar politikanët shqiptarë nga shërbimet maqedonase. Ja rastet...

Si janë përgjuar politikanët shqiptarë nga shërbimet maqedonase. Ja rastet...

22:46, 22/11/2019
A+ Aa A-

Menduh Thaçin, kreun e PDSH-së, e ka ndjekur DSK-ja, me emrin kodues “Shvaler”.

Ndërkohë Arben Xhaferi,  shërbimin e quajti “deda”.

Ditën e sotme, në një seancë dëgjimore për rastin Target-Fortesa, u zbuluan pseudonimet e personave përgjegjës për përgjimet e paligjshme dhe shkatërrimin e pajisjeve, të zbuluara nga një dëshmitar i cili punonte në drejtori.

Marjan Jankullovski është operativi, që ka futur numrat në makinat e përgjimit dhe pasi filloi të gjurmonte numrat në mënyrë të paligjshme, ka dyshuar se sistemi po keqpërdoret sepse për Thaçin dhe Xhaferin nuk kishte asnjë urdhër gjykate, ndërsa ishin përgjuar vazhdimisht.

Goran Grujevski, kryeshefi i Drejtorisë së Pestë, pas disa viteve të punësimit të tij, aplikoi një praktikë para Vitit të Ri, për të fshirë të gjithë numrat dhe pseudonimet dhe pas Vitit të Ri, të vendosen të njëjtat numra me pseudonime të reja – tha Marjan Jankullovski, dëshmitar.

I dalë në pension, Jankullovski tha se merrte urdhra nga shumë njerëz për të futur numra për tu përgjuar. Por, gjithashtu mori një kërcënim nga ish-kryeshefi i arratisur i Drejtorisë së Pestë, Goran Grujevski. “Do të të hedh në erë, nëse vendos numër, që nuk ta kemi dhënë unë ose Nadica”.

Atij i është kërkuar të përgjonte në mënyrë të paligjshme numrin e djalit të tij. Pasi e ka pyetur pse, ka marrë përgjigje, se ishte kandidat për tu punësuar. Operativi në pension është dëshmitar me propozimin e Prokurorisë.

Gjykimi për përgjime të paligjshme dhe shkatërrim të pajisjeve do të vazhdojë më 12 dhjetor, kur atë do ta merr në pyetje mbrojtja. Në rastin e përgjimit në masë dhe shkatërrimit të pajisjeve, përveç Grujevskit dhe Nadica Nikoliqit, akuzohen gjithashtu edhe Jankulloska dhe Mijallkov.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco