Protesta masive në Serbi, kërkohet dorëheqja e ministrit të Financave dhe presidentit Vuçiç

Protesta masive në Serbi, kërkohet dorëheqja e ministrit të Financave dhe presidentit Vuçiç

18:22, 22/11/2019
A+ Aa A-

Partitë opozitare në Serbi, si dhe dhe shoqëria civile, kërkojnë dorëheqjen e presidentit, Aleksandër Vuçiç dhe te kabinetit të tij.

Këto kërkesa erdhën pasi Universiteti i Beogradit, konfirmoi se ministri i Financave kishte bërë plagjiaturë doktoratën e tij.

Protestat u thirrën pasi rektorja e  Universitetit në Beograd, Ivanka Popoviç, konfirmoi se Ministri i Financave Sinisa Mali kishte bërë plagjiaturë doktoraturën e tij dhe se hapat e ardhshëm do të çonin në anulimin e disertacionit të doktoraturës së tij.

Partitë dhe lëvizje opozitare kërkuan dorëheqjen e ministrit, si dhe të gjithë qeverisë.

Presidenti i Aleancës për Serbinë, Janko Veselinovic, deklaroi se “e vetmja mundësi është që Mali dhe e gjithë qeveria të japin dorëheqjen.

“Presidenti i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë”, Sergej Trifunovic, vlerësoi se vendimi i Komitetit të Etikës së Universitetit të Beogradit ishte përgjigja institucionale “më e fortë dhe më e rëndësishme” ndaj “rënies morale që ka përfshirë të gjitha segmentet e shoqërisë”.

‘Partia e Re’ po kërkon publikisht që Mali të japë menjëherë dorëheqjen dhe që e gjithë qeveria serbe, si dhe presidenti serb, të bëjnë të njëjtën gjë.

Presidenti i lëvizjes “Së bashku për Serbinë”, Nebojsa Zelenovic, i kërkoi kryetares së Parlamentit serb, Maja Gojkovic, të caktojë një seancë të jashtëzakonshme brenda 24 orëve, në mënyrë që Ministri i Financave ,Sinisa Mali të mund të shkarkohej.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco