VIDEO/ Përurohet busti i Presidentit amerikan Wilson në komunën e Çairit në Shkup

VIDEO/ Përurohet busti i Presidentit amerikan Wilson në komunën e Çairit në Shkup

21:06, 21/11/2019
A+ Aa A-

Busti i Presidentit të njëzet e tetë amerikan, Woodrow Wilson prej të enjtes, qëndron para komunës së Çairit në Shkup, me rastin e binjakëzimit të saj me qytetin Staunton të Virxhinias, që është vendlindja e presidentit Wilson.

Në ceremoni ishin te pranishëm prefektja e Stauntonit dhe zyrtarë, veprimtarë e politikanë nga Maqedonia e Veriut, nga Shqipëria dhe Kosova.

Carolyn Dull, prefekte e qytetit të Stauntonit tha se i shikon njerëzit e Çairit si fqinjët e saj.

“Dhe siç veprojnë fqinjët e mirë, qyteti i Stantonit do të shfaq mirësi, miqësi dhe do të ndajë vullnetin e mirë”, tha ajo.

Asambleja e qytetit të Stantonit muajin e kaluar ka miratuar një rezolutë për bashkëpunim me komunën e Çairit, ku ndërmjet tjerash theksohet bashkëpunimi i ndërsjellë dhe promovimi i lidhjeve në fushën e kulturës, në atë sociale dhe ekonomike midis komuniteteve të Stantonit dhe Çairit përmes shkëmbimeve të ndryshme.

Visar Ganiu, kryetar i komunës së Çairit në Shkup foli për ngritjen e bashkëpunimit midis Çairit dhe Stantonit përmes formave institucionale, teksa nënvizoi respektin që i kushtohet presidentit Woodrow Wilson dhe popullit amerikan në përgjithësi.

Zonja Dull dhe zoti Ganiu shkëmbyen dhurata, përkatësisht çelësat e komunave të tyre si simbolikë e afërsisë dhe binjakëzimit.

Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi theksoi mirënjohjet ndaj Shteteve të Bashkuara për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Maqedonisë së Veriut dhe gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor:

Zyrtarja e Ambasadës amerikane në Shkup, Shanon Ranian citoi fjalët e presidentit Woodrow Wilson që thotë: “Kur bota është më e sigurt për demokraci – kjo garanton një të ardhme më të qëndrueshme dhe mirëqenie për të gjithë”.

“Stantoni dhe Shkupi, vendlindjet e Presidentit Wilson dhe të Nënës Terezë janë qytete që i dhanë botës nga një fitues të çmimit Nobel”, tha zonja Ranian duke shpresuar se lidhja midis dy qyteteve do të vazhdojë gjatë.

Nismëtar për vendosjen e bustit ka qenë kryetari i BDI-së Ali Ahmeti:

Komuna e Çairit e banuar me shumicë shqiptare në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut mbase mund të jetë e vetmja që i ka bërë vend një figure historike amerikane siç është Presidenti Wilson, i cili njihet për angazhimet kundrejt mundësisë së vetëpërcaktimit dhe vetëqeverisjes së popujve të Evropës, në veçanti atyre më të vegjël e të pafuqishëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco