VIDEO/ E vetme mes policëve, ish prokurorja Speciale lë ambjentet e burgut, detaje nga vendimi i Apelit

VIDEO/ E vetme mes policëve, ish prokurorja Speciale lë ambjentet e burgut, detaje nga vendimi i Apelit

16:28, 20/11/2019
A+ Aa A-

Një ditë pas vendimit të apelit për ta dërguar me ‘arrest shtëpiak’, mediat vendase kanë publikuar pamjet, që tregojnë momentin kur Katica Janeva, lë ambientet e burgut të Shutkës, për t’iu drejtuar shtëpisë së saj.

Gjykatësit e Apelit ia pranuan ankesën dhe vendosën që ish-shefja e Porkurorisë Speciale fillimin e gjykimit për rastin “Reket” ta presë në banesën e djalit të saj në Shkup, duke i shqiptuar në mënyrë plotësuese edhe masa të kujdesit.

Katica Janevas i është marrë pasaporta, ndërsa nga vendi nuk guxon të dalë as me letërnjoftim. Sipas gjykatës së Apelit, ajo mund të sigurohet edhe nga shtëpia, ndërsa është marrë parasysh edhe gjendja e saj e përkeqësuar shëndetësore.

Gjykata sqaron se Janeva nuk do të guxojë të komunikojë me të akuzuarit e tjerë në “Reket”, Boki 13 dhe Zoran Kiçeec.

Ish prokurorja Speciale Katica Janeva ishte në paraburgim prej 21 gushtit dhe me urdhër të Villma Ruskoskës është arrestuar si e dyshuar në “Reket”.

Pas tre muajsh në Shutkë, në paraburgim e priti lajmin se është e akuzuar në “Reket”.

Sipas akuzës, Janeva ia ka lehtësuar pozitën biznesmenit Orce Kamçev në rastin “Perandoria” për pastrim parash. Për këtë ka marrë mobilie prej 5 mijë eurove dhe 50 mijë euro para në dorë. Gjykimi për rastin “Reket” fillon më 3 dhjetor. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco