Ndikimi rus në Mal të Zi, SHBA: Tri media malazeze dezinformojnë me urdhër të Kremlinit

Ndikimi rus në Mal të Zi, SHBA: Tri media malazeze dezinformojnë me urdhër të Kremlinit

19:10, 19/11/2019
A+ Aa A-

E ngarkuara me punë në ambasadën amerikane në Mal të Zi, Judy Kuo, tha se tri media që veprojnë në tregun malazez, janë burime manipulimi, dezinformimi dhe të lidhura me qeverinë ruse.

Duke folur në një konferencë në Podgoricë ajo tha se të rinjtë dhe publiku i gjerë janë mjaft të ndjeshëm ndaj informacionit të rrejshëm dhe llojeve të ndryshme të manipulimit nga ana e mediave, raporton Rel.

"Kush është burimi i këtij informacioni për publikun malazezë? Mund të përmend disa kontribues kryesorë: 'Sputnik', i cili është direkt nën qeverinë ruse, portale në internet si 'IN4S' dhe 'Borba' të cilat janë të lidhura ngushtë me direktivat që vijnë nga Kremlini. Këto portale dhe disa 'shtëpi mediale' rajonale dhe lokale - nuk mendoj në ato që janë me të vërtetë media - janë mjaft aktive dhe shumë të koordinuara. Këto fushata kanë për qëllim të joshin publikun, të krijojnë rrëmujë dhe të krijojnë probleme në shoqëri dhe midis vendeve", deklaroi ajo.

Diplomatja amerikane përmendi shembullin, kur mediat "me qëllim prezantuan histori të sajuara për krijimin e bazave të NATO-s në Mal të Zi duke pretenduar se Mali i Zi mori pajisjet ushtarake për t'i përdorur kundër Serbisë dhe Rusisë".

"Sipas nesh, qëllimi i publikimit të gënjeshtrave të tilla, është të krijohet një klimë anti-NATO në Mal të Zi dhe ndasi mes njerëzve. Kjo është vetëm njëra anë e perspektivës së një fushate mirë të koordinuar, të udhëhequr nga Rusia, e cila gjithashtu përfshin mashtrimet kibernetike”, tha diplomatja Kuo.

Ajo deklaroi se Shtetet e Bashkuara kanë investuar në nisma që mbështesin përpjekjet e Malit të Zi, për të luftuar fushatat e dezinformimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco