Lë qelinë ish prokurorja Speciale Janeva, gjykata vendos 'arrest shtëpiak'

Lë qelinë ish prokurorja Speciale Janeva, gjykata vendos 'arrest shtëpiak'

17:53, 19/11/2019
A+ Aa A-

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, sapo është liruar nga paraburgimi ish-kryeprokurorja speciale Katica Janeva.

Katica Janeva është arrestuar 3 muaj më parë, nën dyshimet serioze për korrupsion në rastin “Reket”, ku jozyrtarisht ekzistonin edhe dëshmi kundër saj.

Pasi Janeva dëshmoi në rastin “Raket”, erdhi dhe urdhëri për arrestimin e saj, ku statusi i saj u ndryshua nga dëshmitare në të dyshuar.

Prokurorët specialë e arrestuan me bujë Janevan, ku e dërguan në paraburgim me automjete të shumta të policisë.

Por ditën e sotme, ish prokurorja Speciale Katica Janeva, doli nga burgu i Shutkës për të shkuar në arrest shtëpiak.

Gjykata e Apelit konfirmoi se garancia prej tri faqesh është pranuar dhe pas pothuajse tre muajve Janeva e braktisi qelinë e paraburgimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco