Vuçiç le spitalin, por ja paralajmërimi që i dhanë mjekët

Vuçiç le spitalin, por ja paralajmërimi që i dhanë mjekët

18:07, 18/11/2019
A+ Aa A-

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka lënë ambientet e spitalit ku u shtrua të premten e 15 nëntorit për shkak të problemeve me zemrën.

Sipas mediave në Beograd, ai sot i është rikthyer detyrës.

Sipas asaj që raporton RTS, Vuçiç është në gjendje të qëndrueshme dhe për këtë arsye është lënë i lirë.

Këshilltarja për mediat e presdientit serb, Suzana Vasiljeviç është shprehur se, kreu i shtetit kishte qenë nën kujdesin e mjekëve për dy ditë dhe se tani duhej t'i përmbahej terapisë.

Ministri i Shëndetësisë,  Zlatibor Loncar sqaroi dje se presidenti kishte shkuar në spital në gjendje kritike për jetën .

Mjekët e rekomanduan Presidentin të rrallojë aktivitetet e tij derisa të shërohet plotësisht.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco