Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Në spital pas problemeve me zemrën, çfarë thanë mjekët për Presidentin Serb

Në spital pas problemeve me zemrën, çfarë thanë mjekët për Presidentin Serb

12:19, 18/11/2019
A+ Aa A-

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka dalë nga spitali, ku ishte shtruar për shkak të problemeve në zemër, raportoi transmetuesi publik serb, RTS.

Sipas burimit të njëjtë, gjendja shëndetësore e Vuçiçit është stabile.

Zyra e tij ka thënë se presidenti është shtruar në spitalin ushtarak të Beogradit më 15 nëntor, si pasojë e “problemeve kardiovaskulare”.

“Mjekët ia kanë shpëtuar jetën të premten”, ka thënë ministri serb i Shëndetësisë, Zllatibor Llonçar.

“Kur është pranuar, është vlerësuar se jeta e tij është në rrezik”, ka shtuar ai.

Vuçiç, 49-vjeçar, ka thënë se do të kthehet në punë ditën e hënë. Kjo është hera e parë që zyrtarisht zbulohet se Vuçiç vuan nga problemet në zemër.

Ai është president i Serbisë që nga viti 2017 dhe është përballur me akuzat për frenimin e lirisë së mediave dhe të demokracisë./rel/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco