Zaev në ‘Samitin e Selanikut’, Micotakis: Do luftojmë për datën e negociatave për maqedonasit

Zaev në ‘Samitin e Selanikut’, Micotakis: Do luftojmë për datën e negociatave për maqedonasit

18:00, 15/11/2019
A+ Aa A-

Pas takimit me kryeministrin Micotakis në Selanik, kryeministri Zaev, tha se Greqia do luftojë për vendin tonë, që përfundimisht të marim datën për fillimin e bisedimeve.

Kryeministri Zaev tha se ka folur hollësisht për planet për të ndihmuar Maqedoninë e Veriut, me kryeministrin Micotakis.

“Implementimi i Marrëveshjes së Prespës duhet të shkojë me dinamikën pozitive dhe të parashikuar dhe ne punojmë në dy palët rreth kësaj çështje. Fokusin e kishim tek Këshilli Evropian. Kisha rast të marrë informacion nga dorë e parë si është diskutuar, cilat janë pritjet. Kryeministri i Republikës së Greqisë do të luftojë për vendin tonë që përfundimisht të marrë datën për fillim të bisedimeve dhe unë jam i lumtur për këtë”, deklaroi pas takimit kryeministri Zoran Zaev.

Gjithashtu Zaev qëndron edhe te ndihma konkrete që do mari Shkupi nga Athina.

“Flasim për vendkalimet kufitare. Flasim se është mirë që të ndërtohet vendkalimi “Markova noga”. Folëm se i grupi ekspertëve ndërkombëtar duhet të vazhdojë me bisedimet dhe mbledhjen, që të gjejë zgjidhjet e pranueshme, kuptohet për të dy palët. Besoj se gjendet zgjidhje e pranueshme për këtë punë, duhet t’i vazhdojnë bisedimet. Dhe besoj se do të gjejmë zgjidhje të pranueshme, e cila me të vërtetë do të jetë për biznesmenët, për prodhuesit, për kompanitë edhe nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe nga Republika e Greqisë”.

Takimi i sotëm mes Zaev – Micotakis, u mbajt në kuadër të Samitit të katërt në Selanik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco