Maqedoni e Veriut/ Spasovski: Nuk ka ende vendim se kush do të jetë kryeministër teknik

Maqedoni e Veriut/ Spasovski: Nuk ka ende vendim se kush do të jetë kryeministër teknik

08:38, 14/11/2019
A+ Aa A-

Nuk është e rëndësishme për shtetin që të merret këto dy muaj me atë se kush do të jetë kryeministri teknik, çështja duhet të diskutohet dhe të bëhen analiza të hollësishme për atë se kush do të jetë kryeministri deri në zgjedhje.

Ne po diskutojmë këtë në parti, por ende nuk kemi ndonjë vendim, tha Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski pasi kryeministri Zoran Zaev njoftoi se kryeministri teknik do të ishte ministri aktual që do të linte postin për shkak të qeverisë teknike.

Dy ministrat që do ta bëjnë këtë janë Ministri Spasovski dhe Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska.

“Duhet të flasim dhe të shihen mundësi dhe njerëzit. Gjëja më e rëndësishme për mua është të përqendrohem në gjërat që filluan në Ministrinë e Brendshme dhe të cilat duhet të përfundojnë deri në fillimin e qeverisë teknike. Ne po diskutojmë në parti se kush do të jetë kryeministri teknik, por ende nuk kemi ndonjë vendim”, theksoi Spasovski.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco