Kroacia përfshihet nga moti i keq, deti përmbyt qytetet bregdetare

Kroacia përfshihet nga moti i keq, deti përmbyt qytetet bregdetare

17:58, 13/11/2019
A+ Aa A-

Reshjet e dendura kanë sjellë përmbytje të mëdha në qytetet bregdetare në Koraci, ku janë regjistruar dëme të konsiderueshme.

Sipas metereologëve, fundjava do sjelli një përkeqësim të motit.

Si pasojë e motit të keq me shi dhe erëra të fuqishme në pjesën jugore të Adriatikut, uji i detit përmbyti bodrumet e Dioklecianit në Split, deri në Rijekë ku përmbytjet arritën deri në tregjet e qyteteve.

Ministria e Brendshme e Kroacisë po monitoron situatën në terren, por nuk raportohet për persona të dëmtuar, ndërsa dëmet materiale ende nuk janë përcaktuar.

Era e fuqishme me shpejtësi mbi 140 kilometra në orë, në afërsi të Dubrovnikut, bëri që uji i detit të përmbytë brigjet e shumë qyteteve bregdetare në Adriatik, deri në Istria.

Gjithashtu një stuhi e fortë u regjistrua në Trogir dhe Kashtela.

Meteorologët thonë se moti do të qetësohet gjatë ditës, por reshjet e shiut me erëra sërish do të intensifikohen në fillim të fundjavës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco