Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama arreston drejtorët e Veliajt

Rikthimi i xhihadistëve, Macron veçon Bosnjen: Bombë e kurdisur në kufi me BE

Rikthimi i xhihadistëve, Macron veçon Bosnjen: Bombë e kurdisur në kufi me BE

20:53, 08/11/2019
A+ Aa A-

Gjatë intervistës për revistën ‘The Economist’, Emmanuel Macron theksoi se shqetësimi më i madh në Ballkan është “kthimi i xhihadistëve” në Bosnje.

Sipas presidentit francez, Bosnja dhe Hercegovinën është një “bombë e kurdisur” dhe shqetësimi më i madh i Evropës, për “rikthimin e xhihadistëve”.

Zeljko Komisiq, anëtari kroat i presidencës së Bosnjës, njoftoi se do të thërras ambasadorin e Francës në Sarajevë, për një shpjegim mbi komentet e Macronit gjatë një interviste për revistën The Economist, shkruan Al Jazeera.

I pyetur për dy shtetet e tjera, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mbi bisedimet në lidhje mr Bashkimin Evropian, Macron tha se asnjëra nga të dyja shtetet nuk është primare në çështjet e Ballkanit.

“Nëse je i shqetësuar për këtë regjion, pyetja e parë nuk është as Maqedonia as Shqipëria, por Bosnja dhe Hercegovina. Është bombë e kurdisur afër një anëtari të BE-së, Kroacisë dhe e cila ballafaqohet me problemin e rikthimit të xhihadistëve”, tha Macron duke iu referuar një grupi të arratisur të luftëtarëve nga shteti islamik i cili mund të rikthehet në Evropë”.

Zëdhënësi i komunitetit islamik në Bosnje, Muhamed Jusic, i ka përshkruar si skandaloze komentet e Macronit.

“Afër 300 qytetarë të Bosnjës, shumë prej tyre fëmijë dhe gra kanë shkuar në Siri dhe Irak, krahasuar më 1.900 francezë”, ka thënë Jusic.

“Këto ditë, Franca pritet t’i kthejë afër 450 xhihadistë. Unë nuk e shoh si problem më të madh këtë në Bosnje se sa në Francë”, ka thënë ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco