Sot duhej të mbushte 1 vit burg, si u arratis Kryeministri maqedonas nga Shqipëria

Sot duhej të mbushte 1 vit burg, si u arratis Kryeministri maqedonas nga Shqipëria

09:04, 08/11/2019
A+ Aa A-

Ish-kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski sot një vit, më 8 nëntor të vitit 2018 duhej të paraqitej në burgun e Shutkës për vuajtjen e dënimit prej 2 viteve për “marrje të shpërblimit dhe ndikimit kundër- ligjor” gjatë furnizimit të Mercedesit të blinduar luksoz prej mbi gjysmë milionë euro.

Por ai në vend që të shkojë për të vuajtur dënimit, ishte arratisur nga shtëpia e tij, që ruhej nga së paku pesë pjesëtarë të policisë, informon INA. Autoritetet në disa raste kishin shkuar në shtëpinë e tij për t’ia dorëzuar urdhërin për të shkuar për vuajtjen e dënimit dhe për ta marrë atë, por kishin hasur në dyer të mbyllura. Pak orë më vonë u kuptua se ai ishte arratisur rreth datës 11 nëntor të 2018, përmes Shqipërisë, duke përfunduar në Hungari, me ndihmën e diplomatëve hungarez.

Megjithatë, sot e kësaj dite nuk ka asnjë person përgjegjës për arratisjen e ish-kryeministrit që për shumë vepra tjera ngarkohej nga ish-Prokuroria Speciale.

Prokuroria që hetoi rastin e arratisjes tha se nuk mund të gjejë fajtorin, ndonjë institucion përgjegjës apo individë, ashtu që tërë rasti ngeli pa fajtor se kush ndihmoi arratisjen e Gruevskit.

Ai më 13 nëntor doli vetë përmes një postimi në facebook, duke treguar se gjendet në Hungari, ku vetëm pak javë më vonë fitoi statusin e azilit politik. Pas shumë tratativave për ekstradimin e tij, nuk ka pasur asnjë sukses, pasi që autoritetet hungareze kishin refuzuar kërkesat e Shkupit, përcjellë INA.

Por si u arratis Gruevski, itinerari i lëvizjes nga Maqedonia deri në Hungari

Derisa autoritetet e Shkupit nuk kanë asnjë hollësi dhe përgjegjës për arratisjen se si ka kaluar në anën shqiptare, policia e shtetit shqiptar ka konfirmuar se ai ka hyrë në territorin shqiptar, sipas disa informacioneve nga vendkalimi i Bllatës, duke vijuar më pas në ambasadën hungareze në Tiranë, ku është pajisur me një dokument diplomatik dhe duke vazhduar drejt kalimit kufitar të Hanit të Hotit, për t’u larguar po më 11 nëntor përmes kësaj pike drejt Malit të Zi.

Po më 11 nëntor, Gruevski ka hyrë në Serbi në orën 10:16 të darkës përmes pikës kufitare të Dobrakovos. Në Serbi, ish-kryeministri maqedonas ka hyrë me një makinë me targa 55AO5, në të cilën kanë qenë Casar Josef Zoltan dhe Felegjazi Shaba me pasaporta hungareze. Që nga ky moment, shkruan INA, Gruevski u bë i gjallë në datën 13 nëntor, ku siç ka thënë edhe vetë në faqen e tij në Facebook, ka kërkuar azil në Hungari, dhe ka marrë statusin e azilantit politik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco