Kërcënohet parlamenti boshnjak/ Beogradi i dërgon me postë, zarf me plumb brenda

Kërcënohet parlamenti boshnjak/ Beogradi i dërgon me postë, zarf me plumb brenda

19:18, 06/11/2019
A+ Aa A-

Sipas portalit boshnjak ‘klix.ba’, ditën e sotme, në ndërtesën e Parlamentit të Bosnje e Hercegovinës, ka mbërritur një pako me një zarf nga Serbia që brenda kishte pasur një plumb.

Nga informacionet e para, adresa nga kishte ardhur zarfi që mbante një plumb brenda, ishte Beogradi.

Dërgesa ishte pranuar nga Zyra për Shërbime të Përbashkëta të Institucioneve të Bosnje e Hercegovinës, pasi sdresa e marrësit të zarfit ishte Parlamenti, rruga Trg BiH 1.

Policia dhe autoritetet boshnjake po hetojnë rastin, për të zbuluar se kush ka qenë dërguesi i zarfit dhe cili është ‘mesazhi”.

Sipas informacioneve,plumbi ka qenë i kalibrit 7.65mm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco