Protestë e madhe kundër Vuçiç, Presidenti serb hyn e del fshehurazi nga RTS

Protestë e madhe kundër Vuçiç, Presidenti serb hyn e del fshehurazi nga RTS

14:20, 06/11/2019

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është detyruar t'u shmanget protetsuesve të zemëruar që i bllokuan rrugën atij në hyrje të televizionit shtetëror “RTS” në Beograd ku do të jepte një intervistë. Vuçiç hyri në godinë nga dera e pasme.

Protestuesit e shumtë nga jashtë frynin bilbilët dhe hidhin akuza ndaj tij se kishte vënë mediat nën kontroll dhe nuk po i zgjidhte problemet e Serbisë.

“Vuçiç hajdut" e thirri lideri i opozitës, Bosko Obradoviç, ndërkohë që theksoi se qeveria e Partisë Progresiste të Serbisë ishte e korruptuar. “Ai si frikacak hyri përmes kanaleve të minjve, nga qendra Sportive Tasmajdan dhe na tregoi tregoi se është politikani më frikacak në Serbi”, tha Obradoviç.

Vuçië ndërkohë fliste në televizion dhe e cilësi mitingun e opozitës ndaj tij "fashizëm i pastër".  "Kjo nuk është hera e parë, - tha ai, -  ata kanë tentuar për të më penguar që të hyj edhe në parlament më parë, të largohem Presidenca, të bëj punën time dhe kjo jep një mesazh të keq. Kjo nuk ka ndodhur as në Gjermani në vitet '30 të shekullit te kaluar."

Vuçiç tha se Marko Bastaç, Borko Stefanoviç apo Bosko Obradoviç nuk janë studentë, ndërkohë që thonë se mitingun e organizojnë studentët. "Më vjen keq që këta 30 persona dolën në rrugë, por është e rëndësishme që të mos shfaqnin nervozizëm. Në asnjë mënyrë nuk duhet të përdorim provokim, " tha Vuçiç dhe iku nga e njejta derë nga hyri, nga dera e pasme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco