Stoltenberg: Maqedonia e Veriut, anëtare e NATO brenda disa muajsh!

Stoltenberg: Maqedonia e Veriut, anëtare e NATO brenda disa muajsh!

09:04, 06/11/2019
A+ Aa A-

Kiev - Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se Maqedonia e Veriut brenda disa muajve do të bëhet anëtare e NATO-s, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në kanalin televiziv ukrainas “1+1”, Stoltenberg foli për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës në NATO, duke kujtuar se dy vite më parë Mali i Zi u bë anëtare e NATO-s.

“Maqedonia e Veriut brenda disa muajve do të bëhet anëtare e NATO-s. Askush nuk mund ta imagjinonte se Polonia dhe vendet baltike do të bëhen anëtare të NATO-s, pasi të rrëzohej Muri i Berlinit”, tha Stoltenberg.

Ai tha se edhe Ukraina mund të bëhet anëtare e NATO-s. “Të gjithë aleatët kanë vendosur që Ukraina të bëhet anëtare e NATO-s. Ne do të ndihmojmë për të kryer reformat e nevojshme në mënyrë që Ukraina të anëtarësohet në NATO dhe të modernizohet shoqëria”, tha Stoltenberg.

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës tha se Mali i Zi u bë anëtare e NATO-s dy vite më parë, duke shtuar se, Gjatë vizitave të tij të mëparshme në Ukrainë, Stoltenberg tha se dyert e NATO-s janë të hapura për Ukrainën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco