Pendarovski javën e ardhshme në Francë, pritet të takohet me Macronin

Pendarovski javën e ardhshme në Francë, pritet të takohet me Macronin

13:39, 05/11/2019
A+ Aa A-

Presidenti Stevo Pendarovski javën e ardhshme do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Francë, ku do të merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris, në të cilin do të merr pjesë presidenti francez Emannuel Macron.

Nga kabineti i shefit të shtetit te Maqedonisë së Veriut thonë se për momentin nuk është zyrtarizuar takimi me Macronin. Ndërsa Pendarovski tha se po bëhen përpjekje për t’u realizuar takimi me Macronin.

“Po bëjmë më të mirën praktikisht nga dita e parë, menjëherë pas samitit të BE-së në Bruksel, që të kemi takim të nivelit sa më të lartë në Francë dhe drejtpërdrejt me presidentin Macron dhe me njerëzit rreth tij, në mënyrë që ta tejkalojmë këtë situatë të pakëndshme”, tha Pendarovski.

Ai në Paris do të qëndrojë më 11, 12 dhe 13 nëntor, ndërsa në forumin në të cilin marrin pjesë më shumë se 30 shefa të shteteve dhe qeverive, fjalim pritet të mbajë më 12 nëntor.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco