Palmer dhe Grenell: Përse SHBA ka nisur dy të dërguar në rajon?

Palmer dhe Grenell: Përse SHBA ka nisur dy të dërguar në rajon?

10:09, 05/11/2019
A+ Aa A-

Përkundër raportimeve dhe analizave të vazhdueshme se SHBA po tërhiqet ngadalë prej zonave të ndryshme në botë, në rajonin tonë është shënuar një lajm i mirë. Uashingtoni ka sjellë dy të dërguar të posaçëm, që në fokus do kenë çështjen e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.

Matthew Palmer vjen nga Departamenti i Shtetit, kurse Richard Grenell është njeriu i presidentit Donald Trump nga Shtëpia e Bardhë.

Të dy janë zyrtarë të rëndësishëm, por kjo nuk e ka lënë median të qetë pa shtruar pyetjen se përse janë deleguar dy diplomatë për një çështje.

Vetë Palmer ka dhënë një shpjegim të thjeshtë, duke thënë se ka precedentë për këtë histori. Por gazeta serbe Blic raporton se Palmer dhe Grenell janë në garë me njëri- tjetrin. ‘Problemi më i madh i Palmer është Grenell,’ shkruan gazeta. Grenell, aktualisht ambasador i SHBA në Gjermani, ka në plan të ftojë presidentin Aleksandar Vuçiç në Berlin ku do flasë Sekretari i Shtetit për stabilitetin dhe paqen në Europë.

Nuk mungojnë zërat se Grenell mund të ringjallë teorinë e shkëmbimit territorial mes Kosovës dhe Serbisë. Por e nominuara për ambasadore në Tiranë, Yuri Kim tha në Senat se SHBA është kundër ndryshimit të kufijve.

A tregon kjo se historia e shumëpërfolur në Uashington se ka nja dualizëm mes Shtëpisë së Bardhe dhe Departamentit të Shtetit për politikën e jashtme, mund të jetë realitet?

Vështirë të thuhet. Por siç e pranojnë analistët dhe vetë media serbe, fakti që janë dy të dërguar amerikanë, do të thotë dyfish presion mbi Serbinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco