Macron zemëron bullgarët: Preferoj emigrantë legalë afrikan, sesa banda e tyre

Macron zemëron bullgarët: Preferoj emigrantë legalë afrikan, sesa banda e tyre

08:41, 03/11/2019
A+ Aa A-

Bullgaria ka reaguar me ashpërsi ndaj një deklarate të presidentit francez, Emmanuel Macron për “bandat bullgare”, të shprehur në një intervistë për revistën franceze.

Pas pakënaqësisë që u shkaktua në Ballkan, për Jo-në e Francës e qëndrimin pritës të presidentit, Emannuel Macron për hapjen e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, tani presidenti francez zemëron bullgarët, sipas DW.

Një deklaratë e Macron vihet në qendër të mediave bullgare e shoqëruar me reagime nga politika. “Askush nuk i jep atij të drejtën të fyejë popullin bullgar", është shprehur zëvendëskryeministri dhe ministër i Mbrojtjes në Bullgari, Krasimi Karakatshanov të shtunën, në televizionin privat bullgar, bTV në Sofje.

Sipas agjencisë së lajmeve dpa, të enjten në një intervistë të revistës franceze, me orientim të djathtë, “Valeurs Actuelles", presidenti francez kishte theksuar, se do të veprojë me të gjithë forcën kundër shoqërive paralele dhe imigracionit ilegal në Francë. “Unë preferoj emigrantë legalë nga Guinea apo Bregu i Fildishtë (…) në vend të bandave ukrainase apo bullgare", citohet presidenti francez.

Kritikët: Macron pozicionohet për zgjedhjet e ardhshme presidenciale

Ministrja e Jashtme bullgare, Ekaterina Sacharieva ka porositur ambasadorin bullgar në Paris të dërgojë një notë proteste në Ministrinë e Jashtme franceze. Ndërkohë edhe ambasadorja e Francës në Sofje, Florence Robine është thirrur për të hënën në Ministrinë e Jashtme të Bullgarisë, bëri të ditur televizioni shtetëror në Sofje.

Kritikët e akuzojnë presidentin francez, shkruan dpa, se me këtë intervistë ai po pozicionohet që tani për fushatën zgjedhore presidenciale, 2022 kundër Marine Le Pen.

Populistja e djathtë kishte deklaruar së fundmi, se do të rikandidojë sërish për zgjedhjet presidenciale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

shqipe03/11/2019 18:58

Zoti Makron Franca nuk eshte prone private e jotja. Franca eshte toke e popullit Frances por edhe e gjith kombeve te Evropes, kushdo qe te jene keta. Ke qef te perziesh popullsine sepse ashtu e mban pushtetin per kohe te gjate dhe nuk te dridhet karrigia. Ti ske te drejte te ofendosh asnje komb Evropian.

drejtshkrimi03/11/2019 16:00

Shoh se në mediat shqiptare ndeshen pasaktësi të drejtëshkrimit të gjuhës shqipe. Në titullin e këtij shkrimi, shoh një gabim të tillë. "Macron:,,,,,,,, Preferoj emigrantë legalë afrikan......" kur duhej që edhe fjala në shumës afrikanë, të shkruhej me gërmën ë në fund

Shto koment

Denonco