Pendarovski: Përveç anëtarësimit në BE, format tjera të partneritetit janë të papranueshme

Pendarovski: Përveç anëtarësimit në BE, format tjera të partneritetit janë të papranueshme

11:54, 29/10/2019
A+ Aa A-

“Për ne nuk ekziston alternativë më e mirë nga integrimi në BE dhe për atë të gjitha opsionet tjera për partneritete strategjike ose speciale janë të pamundura dhe të papranueshme”.

Këtë e theksoi presidenti Stevo Pendarovski, në një intervistë për “Al Jazeera Balkan”.

Ai thotë se alternativa dhe mundësi ka shumë, megjithatë më të përmbajtura, më efikase për këtë lokacion gjeografik të Ballkanit me strukturë të tillë heterogjene të popullatës nuk ekziston.

“Atë e tregojnë të gjitha analizat objektive dhe reale. Është përmendur se ne jemi pjesë e fqinjësisë së mirë. Fqinjësia e mirë në lidhje me BE-në është kategori tjetër, tërësisht status tjetër i shteteve, ajo lidhje. Ne nuk jemi fqinj, ne jemi pjesë strukturore dhe gjeografike, por edhe pjesë institucionale e Evropës. A do të jemi anëtare dhe kur do të jemi varet nga plotësimi i kritereve. Megjithatë ne nuk jemi fqinj, tërë Ballkani Perëndimor nuk është trajtuar si fqinj i BE-së, por si pjesë e BE-së, përkatësisht pjesë e cila një ditë do të bëhet pjesë edhe e Evropës institucionale”, deklaroi Pendarovski.

Ai tha se e papranueshme është edhe ideja për partneritet special të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Kjo sërish nuk është anëtarësim. Ne nuk mund të mashtrohemi me partneritete të veçanta. Ne na duhet Evropë për shkak të vlerave, nuk na duhet vetëm për shkak të tregut. Ne na duhen parimet sipas të cilave rregullohen shoqëritë e suksesshme t’i miratojmë sikur tonat që të prosperojmë. Me këto forma alternative të miratimit ne nuk mund të prosperojmë”, vlerëson shefi i shtetit.

Opsionet e tilla, siç potencon, përveç Francës, edhe një deri dy vende tjera, askush nuk i përmend. Paralajmëron edhe në problemet ende të pazgjidhura të Ballkanit për shkak të së cilave BE-ja duhet të jetë me orientim më strategjik drejt rajonit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco