Opozita nis fushatënt/ Mickoski: Rroga mesatare 500 euro. Maqedonia, tigër ekonomik në Ballkan

Opozita nis fushatënt/ Mickoski: Rroga mesatare 500 euro. Maqedonia, tigër ekonomik në Ballkan

16:53, 27/10/2019
A+ Aa A-

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski gjatë fjalës së tij në Draçevë, premtoi se partia e tij do ta shndërrojë Maqedoninë e Veriut në një vend ku do të jetohet shumë mirë.

“Mund të themi se kemi arritur diçka kur nuk do të premtojmë se në mandatin tonë do të ketë 500 euro pagë mesatare dhe do të realizojmë shumë më shumë se 500”, thotë Micskoski.

Sipas liderit të opozitës maqedonase, gjatë mandatit të VMRO-DPMNE do të bëhet shumë më shumë në rritjen e GDP-së.

“Maqedoni me ekonomi të fuqishme, Maqedoni tigër ekonomik në Ballkan, gjigant teknologjik, Maqedoni me arsim të reformuar, Maqedoni me shëndetësi të reformuar dhe të fuqishme me mjekë të motivuar, Maqedoni ku njerëzit ndjehen maqedonas dhe jo të turpërohen”, tha ndër të tjera Mickoski.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco