Fillon takimi dy ditor ‘Dialogu i Ohrit’, temat e rëndësishme që po diskutohen

Fillon takimi dy ditor ‘Dialogu i Ohrit’, temat e rëndësishme që po diskutohen

17:31, 25/10/2019
A+ Aa A-

Ditë e sotme, në Ohër ka filluar dialogu lidhur me diskutimin e zgjidhjeve për çështjet më të rëndësishme me të cilat përballet Maqedonia e Veriut dhe rajoni.

Në këtë takim dy ditor, marrin pjesë një numër i madh diplomatësh dhe përfaqësuesish evropianë dhe amerikanë.

Dialogu i Ohrit, po drejtohet nga kryeministri Zoran Zaev, por në organizim të përbashkët me Këshillin Atlantik dhe Grupin e Ohrit.

Ai filloi me një pritje joformale me të cilën u shënua fillimi i dialogut strategjik për zhvillimin e zgjidhjeve progresive për sfidat me të cilat ballafaqohet Maqedonia e Veriut dhe rajoni.

Nikolla Dimitrov ministri i Jashtëm, foli për këto sfida para një numri të madh të diplomatëve dhe përfaqësuesve të sektorit qeveritar dhe joqeveritar nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara.

Në ‘Dialogun e Ohrit’, ishte i pranishëm ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Xhorxh Robertson dhe Dejmon Uillson nga Këshilli atlantik i cili udhëheq diskutimin joformal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco