Koalicionet parazgjedhore/ Zaev beson te Ali Ahmeti, koalicioni me BDI-në do vazhdojë

Koalicionet parazgjedhore/ Zaev beson te Ali Ahmeti, koalicioni me BDI-në do vazhdojë

23:10, 24/10/2019
A+ Aa A-

Zoran Zaev beson se koalicioni me BDI-në do të vazhdojë edhe pas zgjedhjeve të prillit.

Ai është shprehur se i beson Ahmetit për shkak të përpjekjeve të tij personale për shfrytëzimin e koalicionit në të mirën e qytetarëve.

Në Maqedonin e Veriut, partitë politike nuk janë qartësuar ende se me kë do të bëjnë koalicione para-zgjedhore ndërkohë që nuk mungojnë thirrjet drejtuar njëra-tjetrës.

Ziadin Sela, lideri i Aleancës për Shqiptarët, ftoi publikisht Lëvizjen Besa dhe Alternativën për koalicion parazgjedhor.

Sela kërkoi që përballë Aleancës, Besës dhe Alternativës të bashkohen BDI, PDSH dhe RDK me qëllim formimin e dy blloqeve shqiptare para zgjedhjeve të 12 prillit 2020.

Ndërkohë, kryeministri Zoran Zaev shprehet se beson se koalicioni me BDI-në do të vazhdojë edhe pas zgjedhjeve të prillit.

Ai tha se me BDI-në i bashkon programi qeveritar dhe e cilësoi bashkëpunimin si koalicioni i cili zgjidhi çështjet më të rëndësishme në shtet.

Zaev tha se i beson zotit Ahmeti për shkak të përpjekjeve të tij personale për zbatimin e programit dhe shfrytëzimin e koalicionit në të mirën e qytetarëve.

Ndërkohë VMRO-DPMNE-ja është duke negociuar për ri-organizimin e koalicioneve parazgjedhore.

Lideri i partisë më të madhe opozitare, Hristijan Mickoski ka deklaruar se negociata po zhvillohen edhe me subjektet shqiptare, partnerë të LSDM-së së Zoran Zaevit.

Ndërkohë, janë shënuar edhe incidente. Pesë makina u dogjën sot në mëngjes në qytetin e Shtipit. Njëra makinë ishte e Nikolla Tuhev, ish-kreu I degës së LSDM-së në Shtip ndërsa makina tjetër e babait të tij, Mite Tushev. Sipas Nikolla Tushevit, automjetet ishin të parkuara në vende të ndryshme parkimi, ndërsa dyshohet se makinat janë djegur me koktej molotovi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco