Zbulohet 'oferta e refuzuar' amerikane për Serbinë, në këmbim të njohjes së Kosovës

Zbulohet 'oferta e refuzuar' amerikane për Serbinë, në këmbim të njohjes së Kosovës

18:08, 24/10/2019
A+ Aa A-

Media serbe ‘Blic’, ka bërë publike oferën ekonomike që i ka ofruar SHBA-ja Serbisë, në këmbim të njohjes të pavarësisë së Kosovës prej saj, ofertë të cilën Beogradi e refuzoi.

SHBA-të i ofruan Beogradit sjelljen në Serbi të kompanive më të mëdha botërore për të investuar në Serbi.

Richard Grenell, i dërguari special për Kosovën nga presidentit amerikan Trump, u kishte kërkuar Beogradit dhe Prishtinës që të arrinin marrëveshje mbi njohjen reciproke dhe për këtë, do të fitonin “shpërblim në formë ekonomike” dhe do të organizohej konferencë investuese.

Zoti Grenell kishte premtuar se do të ftonte disa nga kompanitë më të mëdha të botës që të investonin në Serbi, por siç pritej, nuk gjeti përkrahje në Beograd.

Sipas të përditshmes ‘Blic’, duke pasur parasysh mospajtimet midis Berlinit e Parisit, Uashingtoni përpiqet të nxjerrë nga loja BE-në dhe ta marrë vete në dorë zgjidhjen e kësaj çështjeje.

Blic shkruan se presidentit amerikan Donald Trump, “nuk i intereson thelbi” dhe “ai kryesisht mendon sesa spektakolare do të ishte që marrëveshja të nënshkruhej në Washington, në Shtëpinë e Bardhë, meqë i duhet spektakli” dhe për të, ky do të ishte një sukses në garën për mandatin e dytë presidencial.

Media serbe thotë se do të ishte si 'Marrëveshja e Daytonit' për Bill Clintonin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco