Trump i qartë me Vuçiç, mediat serbe: Njohja e Kosovës, kushti për vazhdimin e dialogut

Trump i qartë me Vuçiç, mediat serbe: Njohja e Kosovës, kushti për vazhdimin e dialogut

20:06, 23/10/2019

Në faqen e parë të përditshmes serbe Blic është publikuar lajmi që tregon kushtin e presidentit Trump ndaj Serbisë, për vazhdimin e bisedimeve Kosovë – Serbi.

Presidenti amerikan Donald Trump, ka vendosur si kusht kryesor për Serbinë, për vazhdimin e mëtejshëm të bisedimeve midis Beogradit dhe Prishtinës, njohjen e pavarësisë së Kosovës, thuhet në Blic.

Sipas Blic, kjo është një nga porositë që iu transmetua dhjetë ditë më parë presidentit serb, Aleksandër Vuçiç përmes të dërguarit special për dialogun Kosovë – Serbsi, Richard Grenel.

Richard Grenel u emërua në atë post personalisht nga Trump, pas së cilës, Grenel vizitoi Kosovën e Serbinë.

Sipas Blic, Grenell i tha Vuçiçit se SHBA-të do t’i kërkojnë Bashkimit Evropian si ndërmjetësues të dialogut, të rrisin presionin e tyre mbi Serbinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco