Ambasadorja amerikane përshëndet Maqedoninë e Veriut për hapat drejt NATO-s

Ambasadorja amerikane përshëndet Maqedoninë e Veriut për hapat drejt NATO-s

07:52, 23/10/2019
A+ Aa A-

Ambasadorja amerikane në Shkup, Kate Marie Byrnes, përshëndeti ratifikimin nga Senati i SHBA-ve të protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. “Jam shumë  kënaqur për shkak të mbështetjes së madhe të Senatit për ratifikimin e protokollit paraqasës të Maqedonisë së Veriut në NATO nga ana e SHBA-ve, informon INA.

Kjo është si rezultat të punës së palodhshme dhe përkushtimit për të investuar për të ardhmen. Me padurim presim vazhdimin e zhvillimeve dhe forcimin e partneritetit midis dy vendeve”, porositi ambasadorja amerikane Byrnes në profilin e saj në Twitter.

Senati amerikan miratoi të martën me 91 vota per dhe dy kundër, protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Protokolli ishte dërguar në senat nga presidenti Donald Trump më 30 prill, pak kohë pasi që dokumenti u nënshkrua nga të gjitha vendet anëtare në NATO-s në Bruksel.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco