Miratohet ligji për inspektoratin e përdorimit të gjuhëve, opozita kërkonte shtyrjen e tij

Miratohet ligji për inspektoratin e përdorimit të gjuhëve, opozita kërkonte shtyrjen e tij

19:19, 21/10/2019
A+ Aa A-

Gjatë pasdites së sotme, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në kuadër të seancës së 114-të me radhë, ka miratuar ligjin për Inspektoratin e përdorimit të gjuhëve.

Deputetët e opozitës, gjatë diskutimit kanë kërkuar që kjo pikë e rendit të ditës të shtyhet në kohë të pacaktuar, deri në marrjen e versionit final të raportit të Komisionit të Venecias për shkak siç tha, “lidhshmërisë së këtij vendimi ligjor me ligjin për përdorimin e gjuhëve”.

Ata i janë referuar Komisionit të Venecias, i cili ka vërejtje për ligjin e gjuhëve dhe kanë shtuar se nuk duhet në shpejtësi të miratohen zgjidhjet ligjore që kanë pasoja serioze për të gjithë.

Për partitë qeveritare, ligji për Inspektoratin e gjuhëve miratohet me qëllim të mbikëqyrjes mbi aplikimin e ligjit të përdorimit të gjuhëve dhe me të garantohet barazi dhe paanshmëri gjatë inspektimit si dhe aplikimin deri në fund të ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Në seancën e miratimit të ligjit, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi e ka ndërpre seancën dhe vazhdimi i saj është caktuar për nesër në ora 11.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco