Stoltenberg i jep mbështetje të fortë Zaevit: Mezi pres që Maqedonia e Veriut t’i bashkohet NATO-s!

Stoltenberg i jep mbështetje të fortë Zaevit: Mezi pres që Maqedonia e Veriut t’i bashkohet NATO-s!

14:18, 21/10/2019
A+ Aa A-

Jens Stoltenberg, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, i ka telefonuar sot kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, angazhimin e NATO-s për të pranuar në radhët e saj Maqedoninë e Veriut.

Vetë Stoltenberg e ka bërë të ditur këtë lajm në Twitter, ku shprehet se procesi i ratifikimit është në rrugë të mbarë dhe ai “mezi pret që Maqedonia e Veriut t’i bashkohet së më shpejt Aleancës sonë”.

Ky mesazh konsiderohet si një mbështetje e fortë për Maqedoninë e Veriut, pas zhgënjimit të thellë që pësoi ky shtet kur Franca vuri veton dhe i bllokoi hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco