Kryeministri Zaev takim me aleatët, do kërkojë zgjedhje parlamentare urgjente

Kryeministri Zaev takim me aleatët, do kërkojë zgjedhje parlamentare urgjente

19:47, 20/10/2019
A+ Aa A-

Zoran Zaev, kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas takimit të liderëve në Vilën Vodno, do të takohet edhe me partitë aleate të koalicionit.

Pjesëmarrës pritet të jenë lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, lideri i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi dhe lideri i Alternativës, Afrim Gashi.

Takimi është paralajmëruar për në ora 20:00, kur edhe është paralajmëruar konferencë për media e presidentit të RMV-së, Stevo Pendarovski.

Jozyrtarisht thuhet se Zaevi në takimin e liderëve do të kërkojë zgjedhje parlamentare urgjente, gjë e cila do ta shkurtojë kohëzgjatjen e qeverisë teknike në 45 ditë, me çka zgjedhjet do të mbaheshin në muajin dhjetor të këtij viti.

Takimet vijnë pasi Këshilli i BE-së, dhënien e datës për nisjen e negociatave me RMV-në dhe Shqipërinë e shtyu për në maj të 2020-s, për shkak se liderët nuk arritën kompromis gjatë samitit dyditor që u mbajt në tetor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco