Zaev: Zgjedhjet e parakohshme, zgjidhja më e mirë pas dështimit në Bruksel

Zaev: Zgjedhjet e parakohshme, zgjidhja më e mirë pas dështimit në Bruksel

13:28, 19/10/2019

Krizë politikë në Maqedoninë e Veriut. Kryeministri, Zoran Zaev pas mosmarrjes së datës për hapjen e negociatave nga BE është shprehur në Shkup për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme, shkruan agjencia e lajmeve, dpa.

Nga Deutsche Welle

Kryeministri i MaqedonisĂ« sĂ« Veriut, Zoran Zaev mbajti njĂ« fjalim tĂ« shtunĂ«n (19.10) para kabinetit qeveritar, ku pranoi, se vendi duhet tĂ« shkojĂ« nĂ« zgjedhje tĂ« parakohshme pas vendimit tĂ« samitit tĂ« BE tĂ« premten. Ai Ă«shtĂ« shprehur, se kjo Ă«shtĂ« zgjidhja mĂ« e mirĂ« pas dĂ«shtimit nĂ« Bruksel pĂ«r moshapjen e negociatave. "Duke parĂ« zhvillimet qĂ« ndodhĂ«n dhe pas konsultave qĂ« kam zhvilluar zgjidhja mĂ« e mirĂ« dhe pĂ«r tĂ« mos humbur kohĂ« janĂ« zgjedhjet e parakohshme”, tha Zaev pa pĂ«rmendur njĂ« datĂ« tĂ« caktuar pĂ«r zgjedhjet e parakohshme, vetĂ«m se ato duhet tĂ« zhvillohen sa mĂ« shpejt tĂ« jetĂ« e mundur.

Ai u shpreh kritik ndaj vendimit të BE. "Para dy ditësh u bë një padrejtësi e madhe", tha Zaev, "ne u bëmë viktima të një gabimi historik".

Më parë kreu i partisë më të madhe opozitare, VMRO-DPMNE, Christian Mickoski pas bërjes publike të vendimit të Brukselit kishte kërkuar zgjedhje të reja "si pasojë logjike". Kurse presidenti i Maqedonisë së Veriut, Pendarovski u shpreh se megjithë këtë dështim "ne jemi një vend europian dhe kemi të drejtën të jemi pjesë e shtëpisë së përbashkët europiane", shkruan dpa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco