Zoran Zaev: Duhet të shkojmë në zgjedhje të parakohshme

Zoran Zaev: Duhet të shkojmë në zgjedhje të parakohshme

12:32, 19/10/2019
A+ Aa A-

Kryeministri i Maqedonisës së Veriut, Zoran Zaev, në fjalimin e tij në Qeveri sot tha se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Ky propozim i tij vjen pasi dje nuk u mor data për fillimin e negociatave me BE-në.

“Duke parë zhvillimet që ndodhën dhe pas konsultave që kam zhvilluar zgjidhja më e mirë dhe për të mos humbur kohë janë zgjedhjet e parakohshme”, theksoi Zaev, njoftoi agjensia e lajmeve INA. Zaev tha se me këtë propozim do të shkojë edhe në takimin e nesërm të liderëve të thirrur nga presidenti Pendarovski.

"Para dy dite Brkuseli na bëri padrejtësi, ne i kemi kryer të gjitha obligimet. Ata nuk e mbajtën fjalën dhe nuk dhanë datë. Ky është një gabim historik i Evropës.

Falënderojmë shumicën e liderëve të Evropës. Kjo është një vendim i Evropës dhe problemeve të tyre të brendshme.

Ne jemi përgjegjës dhe kjo kërkon nga ne vendim serioz, secili politikan duhet të jetë përgjegjës, dal me përgjegjësi para qytetarëve.

Ëndrra evropiane e Maqedonisë nuk do të shuhet. Për këtë marr përgjegjësi, të organizojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ky do të jetë edhe propozimi im në mbledhjen e liderëve”, tha mes tjerash Zaev.

Ai theksoi se fokusi i tij do të jetë për reforma, integrimin euroatlantik dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz19/10/2019 14:29

Ty te lumte se ju e meritonit 100%, por e pesuat dhe ju nga ky rrota k..it qe kemi ne per kryk.r minister Edver Taqi Zorraxhiu!

Shto koment

Denonco