Pak orë pas arritjes së armëpushimit, Erdogan kërcënon sërish: Nëse nuk mbahen premtimet...

Pak orë pas arritjes së armëpushimit, Erdogan kërcënon sërish: Nëse nuk mbahen premtimet...

20:40, 18/10/2019
A+ Aa A-

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është shprehur se, Ankaraja do të rinisë operacionin kundër forcave kurde në veri të Sirisë të martën në mbrëmje, nëse ato nuk tërhiqen nga “zona e sigurt”.

Turqia, me këmbënguljen e SHBA-së, ra dakord ditën e djeshme për të ndërprerë sulmet derisa luftëtarët kurdë të tërhiqen rreth 30 kilometra larg kufirit të saj.

“Nëse premtimet mbahen deri të martën mbrëma, zona e sigurt do të zgjidhet. Nëse dështojnë, operacioni do të rinisë sapo të bëhen 120 orë”, tha Erdogan.

Ai shtoi se forcat e armatosura turke do të mbeten në rajon, pasi “siguria e kërkon një gjë të tillë”.

Por vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut,  grup që monitoron luftën në Siri, tha se sulmet ajrore të Turqisë kanë vazhduar edhe të premten në fshatin Bab al-Kheir, duke shkaktuar vrasjen e 14 civilëve.

Turqia e ka nisur operacionin e saj më 9 tetor për të pastruar, siç ka thënë, zonën e saj kufitare nga terroristët.

Ankaraja zyrtare i konsideron terroriste milicitë kurde në Siri dhe thotë se ato janë pjesë e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, grup ky që ka luftuar me dekada për autonominë kurde brenda Turqisë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco