Grekët në protestë kundër ofensivës turke në Siri, arrestohen 12 persona

Grekët në protestë kundër ofensivës turke në Siri, arrestohen 12 persona

17:56, 17/10/2019
A+ Aa A-

Gjatë ditës së sotme, në Selanik dhe Athinë janë zhvilluar protesta kundër ndërhyrjes turke në Siri, ku si pasojë janë arrestuar 12 persona.

Organizatorët e zhvilluan protestën në vendin ku ndodhet muzeu i Mustafa Kemal Ataturk, në vendin ku u lind themeluesi i Turqisë moderne.

Protestuesit hynë në pronën e Muzeut Ataturk, i cili është në pronë të konsullatës turke, duke vendosur një flamur para se të ndaloheshin nga rojet dhe policia, raporton AP.

Një grup anarkist grek, mori përgjegjësinë për incidentin, duke postuar një video të protestës, në faqen e saj të internetit.

Një protestë u mbajt gjithashtu në Athinë përpara Ambasadës turke, ku pjesëmarrësit u kërkuan qytetarëve që të “intensifikojnë luftën e organizuar kundër sistemeve shfrytëzuese që gjenerojnë kompetencë, varfëri, luftëra dhe refugjatë” dhe shprehen solidaritet me njerëzit në Siri që vuajnë, si dhe me njerëzit në Turqi që dënojnë dhe kundërshtojnë pushtimin e Sirisë, transmeton agjencia e lajmeve greke ANA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco