Kryeministri Zaev 'modest': Jemi shembull për rajonin, BE-ja nuk guxon të na ndëshkojë!

Kryeministri Zaev 'modest': Jemi shembull për rajonin, BE-ja nuk guxon të na ndëshkojë!

18:30, 14/10/2019
A+ Aa A-

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev është optimist se vendi do të marë datën për nisjen e bisedimeve me Bashkimin Evropian edhe pa miratimin e Ligjit për Prokurorinë Publike.

Ai është shprehur se BE-ja nuk guxon ta ndëshkoj vendin shembull në rajon, për zbatimin e reformave, duke shtuar se kërkesat e Francës nuk kanë të bëjnë me kushtet ndaj Maqedonisë së Veriut, por me zbatimin e metodave produktive gjatë bisedimeve.

“Nuk dua as të mendoj a do të ketë datë. Presim 15 vite, morëm vendime të rënda, reformat kanë domethënien e tyre të vërtetuar 100 për qind me Raportin e KE-së, marrëveshjet me fqinjët. Jemi shembull për rajonin dhe BE-ja nuk guxon ta dënoj shembullin më të mirë. Datat 17-18 tetor do të jenë vendimtare, ndërsa unë mbetem optimist. I kemi nga vetja të gjitha argumentet e botës mbi të drejtën për ta fituar datën e bisedimeve”-tha Zoran Zaev, kryeministër.

Por sipas opozitës, Maqedonia e Veriut me Zaevin kryeministër, nuk do ta mari datën.

VMRO-DPMNE-ja akuzon qeverinë se ka hequr dorë nga vullneti për ta miratuar Ligjin për Prokurorinë Publike.

“Është e pamundur marrja e datës derisa oktapodi i Zoran Zaevit është në pushtet. Edhe pas gjitha të këqijave që bëri Zaev, si: ndryshimi i Kushtetutës në mënyrë kriminale, Maqedonisë i janë hapur sfida të reja si ballafaqimi me korrupsionin e lartë ku janë të përfshirë funksionar shtetëror dhe kriminaliteti.

Nuk ka asgjë nga kushtet për reforma në administratën publike dhe sundimin e ligjit”-pohoi Naum Stoillkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Në prag të vendimit për marrjen ose jo të datës për bisedime me BE-në, grupet e punës mes pushtetit dhe opozitës për harmonizimin e propozim-Ligjit për Prokurorinë Publike nuk kanë lëvizur nga qëndrimet.

Opozita kërkon që teksti të dërgohet në Komisionin e Venecias, ndërsa pushteti konsideron se kërkesat e VMRO-DPMNE-së tejkalojnë vijat e kuqe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco