Erdogani përuron autostradën Beograd-Sarajevë

Erdogani përuron autostradën Beograd-Sarajevë

23:07, 08/10/2019
A+ Aa A-

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u ka kërkuar udhëheqësve të presidencës së Bosnjës t'i japin fund një bllokade politike njëvjeçare që ka nxitur tensionet në vend.

Zoti Erdogan zhvilloi një takim të përbashkët të martën në Beograd me tre anëtarët e presidencës shumetnike të Bosnjës dhe Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç, raporton VOA.

Në ditën e dytë të vizitës së tij në Serbi, zoti Erdogan mori pjesë gjithashtu në një ceremoni për përurimin e një autostrade të financuar nga Turqia e cila lidh Beogradin me kryeqytetin e Bosnjës, Sarajevën.

Kjo konsiderohet si pjesë e përpjekjeve për të forcuar bashkëpunimin mes dy vende dikur armike.

Shumë kohë pasi mbarimit të luftës së Bosnjës (1992-95), vendi vazhdon të jetëetnikisht i ndarë mes shumicës boshnjake myslimane dhe serbo-kroatëve.

Mosmarrëveshjet rreth marrëdhënieve me NATO-n mbajnë të bllokuar formimin e një qeverie të re edhe një vit pas zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco